Vajzë 13-vjeçare amerikano-shqiptare abuzuar seksualisht në disa qytete të Shqipërisë
Një vajzë 13-vjeçare amerikano-shqiptare është abuzuar seksualisht nga persona të ndryshëm në disa qytete të Shqipërisë. Ajo u largua nga shtëpia pasi shiti bizhuteri ari dhe u gjet në Tiranë në një gjendje të rënduar psikologjike.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një vajzë 13-vjeçare amerikano-shqiptare është abuzuar seksualisht nga persona të ndryshëm në disa qytete të Shqipërisë. Vajza u largua nga shtëpia pasi shiti bizhuteri ari dhe u gjet në Tiranë në një gjendje të rënduar psikologjike.
Pas disa ditësh kërkimesh, 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, ku rezultoi se është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë. Deri më tani janë arrestuar disa shtetas, ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me 13-vjeçaren.
Sipas verifikimeve të grupit hetimor, e mitura ka shkuar në disa qytete të Shqipërisë, duke përfshirë Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe Tiranë. Në gjithë këto qytete, e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm, ku një pjesë janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë në kërkim.
13-vjeçarja për momentin ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë, në gjendje të rëndë psikologjike, nën kujdesin e psikologëve, mjekëve dhe punonjësve socialë, ndërsa rasti po ndiqet nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Ambasada Amerikane.