Studentët fillojnë organizimin pa lider, synojnë lëvizje të përgjithshme
Pas gjashtë muajsh protestash, studentët po fillojnë të organizohen në mënyrë të pavarur dhe pa lider, me synim krijimin e një lëvizjeje kombëtare që do të përfaqësojë të gjithë studentët.

Studentët që janë pjesë e protestës së fundit po paraqesin programe të ndryshme, duke përfshirë edhe krijimin e një lëvizjeje kombëtare. Sipas studentit Amir Pëllumbi, synimi i tyre është të mos kenë një kokë në drejtim, por të jetë organizim jopartiak gjithëpërfshirës ku çdo student të ndihet i përfaqësuar.
Lëvizja studentore, e cila tashmë ka mbi 2000 studentë të regjistruar, synon të zgjedh delegatë për çdo universitet, që të formojnë më pas Asamblenë Kombëtare që do të vendos për çdo qëndrim publik. Ideja e tyre është të mos ketë lider dhe Fakultetet të organizohen në mënyrë të pavarur dhe në bazë të kërkesave të realizohen demostrata.
Studentët nuk duan ta shpenzojnë energjinë e tyre në një organizim politik pa arritur kërkesën e protestës për dorëheqje, ndaj po përgatiten për të protestuar në festat e nëntorit. Ata po organizojnë një protestë mbarëkombëtare për datët 28-29 nëntor, që do të nisë në orën 10:00, dhe e quajnë "Nëntori i tretë".