Konflikti në Shkodër: Kadastra Regjistron Rrugën si Pronë Private
Një familje në Shkodër është në konflikt me kushërinjtë e tyre pasi Kadastra e Shkodrës ua regjistron rrugën si pronë private, duke shkelur të drejtat e tyre për kalim.

Një histori e vështirë nga Shkodra, ku një familje është në konflikt me kushërinjtë e tyre për shkak të një gabimi të Kadastrës. Gentian Rroji dhe babai i tij, Vahid Rroji, deklarojnë se kanë në pronësi një pasuri truall dhe godinë në Shkodër, të cilën e kanë blerë me kontratë të rregullt noteriale dhe kanë përfituar edhe vendime gjyqësore.
Por, në vitin 2022, Kadastra e Shkodrës ua regjistron rrugën kushërinjve nga ana tjetër, duke përdorur një VKM për kufij të pacaktuar. Ky gabim ka shkaktuar një konflikt të vazhdueshëm midis dy familjeve, ku njëra palë ka mbyllur rrugën egzistuese dhe nuk lejon palën tjetër të kalojë.
Fiksi Fare ka shkuar në terren dhe ka parë me sytë e vet se rruga që të çon te trualli dhe banesa e kësaj familje është tjetërsuar dhe regjistruar në emrin e disa kushërinjve të tyre. Familja Rroji thotë se Kadastra e Shkodrës nuk mund të ndërhyjë për të rregulluar gabimin, pasi prona ka kaluar nga përfituesi te fëmijet.
Denoncuesit janë drejtuar edhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë, Drejtorisë së Apelimit, duke kërkuar që të rregullohet ky gabim dhe të sigurohet të drejta e tyre për kalim. ASHK Qendrore është i vetmi institucion që duhet të rregullojë këtë gabim, duke qenë se familja në fjalë nuk ka një rrugë kalimi për të shkuar në pronën e tyre dhe janë në konflikt me kushërinjtë.