Reagimi i Spiropalit pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së
Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke lidhur këtë vendim me qëndrimet e saj publike për nevojën e reformimit të sistemit politik dhe forcimit të institucioneve.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke e lidhur këtë vendim me qëndrimet e saj publike për nevojën e reformimit të sistemit politik dhe forcimit të institucioneve. Ajo nuk është e habitur nga ajo që ka ndodhur, duke deklaruar se "nuk ka asgjë këtu për t'u habitur, për sa kohë ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë ikin".
Spiropali theksoi se qëndrimet e saj nuk janë të reja, por i ka mbajtur edhe më herët, duke ngritur shqetësimin për situatën politike në vend dhe nevojën për ndryshime të thella në sistem. Ajo foli për nevojën e më shumë demokracie, jo vetëm brenda partive politike, por edhe në Kuvend dhe institucionet e vendit.
Sipas saj, sistemi aktual elektoral ka prodhuar një situatë që pengon qarkullimin e elitave politike dhe përfaqësimin e qytetarëve. Spiropali nënvizoi se qëndrimet e saj për kufizimin e pushtetit dhe forcimin e shtetit nuk janë diktuar nga interesa personale, duke deklaruar se "po të kërkoja komoditetin, do ta bëja shumë mirë brenda partisë politike".