Erion Vishkulli kërkon drejtësi pas plagosjes në sy gjatë protestës
Erion Vishkulli, i plagosur në sy gjatë një proteste, ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës dhe kërkon drejtësi.

Erion Vishkulli, i cili kohët e fundit ishte në Itali për ndërhyrje kirurgjikale në sy, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij lidhur me plagosjen e tij gjatë një proteste në kryeqytet. Ai u shpreh se kërkon drejtësi dhe deklaroi se nuk e di ende nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur më 28 nëntor. Vishkulli u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës, dhe Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit. Menjëherë pas mbërritjes së tij nga Italia, ai është njoftuar për t’u paraqitur në organin e akuzës në kuadër të hetimeve. Ai deklaroi: “Unë kërkoj drejtësi. Vetëm fitore, Shqipëria është e jona. Do të shoh si jam me gjendjen, unë këtu vijoj të bëj kontrollet. Aty isha për dy orë e pashë që nuk isha në gjendje”.