Rritet numri i rasteve të reja me HIV në Shqipëri, shqetësim për diagnostikimin e vonuar
Institutit të Shëndetit Publik raporton 113 raste të reja me infeksionin HIV dhe 13 viktima për 10 muajt e parë të 2026, duke theksuar nevojën për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, për periudhën janar-tetor 2026, Shqipëria ka regjistruar 113 raste të reja me infeksionin HIV, 47 persona të diagnostikuar në fazën e SIDA-s dhe 13 jetë të humbura. Këto shifra ngritin shqetësime për diagnostikimin e vonuar dhe pasojat që sjell mungesa e trajtimit në kohë.
Shifrat zyrtare tregojnë se afro 74% e personave të diagnostikuar janë meshkuj, me grupmoshat më të prekura duke qenë ato 30-39 vjeç dhe personat mbi 50 vjeç. Në hartën kombëtare të rasteve, pas Tiranës, e cila regjistron numrin më të lartë, renditet Durrësi.
Mjekët theksojnë rëndësinë e kryerjes së testeve dhe diagnostikimit të hershëm, pasi zbulimi në kohë i infeksionit mundëson nisjen e trajtimit dhe parandalimin e komplikacioneve. Sipas tyre, infeksioni HIV mund të mbahet nën kontroll përmes trajtimit të rregullt, duke u mundësuar personave të diagnostikuar të jetojnë gjatë dhe me cilësi të mirë jete. Megjithatë, për të arritur këtë, diagnostikimi i hershëm, ndjekja e vazhdueshme mjekësore dhe lufta kundër paragjykimit mbeten thelbësore.