Rama nga Brukseli: BE duhet të gjejë kurajën për një hap të guximshëm për integrimin e vendeve kandidate
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një hap më të guximshëm nga Bashkimi Europian për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate, duke propozuar uljen e të gjitha vendeve kandidate rreth së njëjtës tryezë pa ndryshuar procesin e bazuar në merita.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Bruksel në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, ka theksuar rëndësinë e këtij ngjarje për të gjitha vendet kandidate dhe shtetet anëtare. Ai ka shprehur besimin se ky samit ofron një arsye shumë të mirë për të çuar përpara procesin e integrimit.
Rama ka propozuar që Bashkimi Evropian të gjejë kurajën për të ndërmarrë një hap shumë të guximshëm përpara, duke i ulur të gjitha vendet kandidate rreth së njëjtës tryezë, pa ndryshuar procesin e bazuar në merita për secilin vend. Ky hap do të jepte një sinjal shumë të fortë për opinionet publike dhe për mbarë botën.
Gazetarët kanë pyetur Raman për propozimin gjerman, i cili u paraqit në Samitin e Tiranës, por ai ka thënë se ai propozim ka nevojë për një kuadër më të gjerë dhe se pikërisht këtë kuadër ai e ka propozuar: e gjithë Evropa, Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të ulura rreth së njëjtës tryezë.
Rama ka thënë se Shqipëria po punon shumë fort çdo ditë me Komisionin Evropian për të mbyllur kapitujt e integrimit dhe se jemi në rrugën e duhur dhe sipas planifikimit. Ai ka theksuar se kjo nuk është një punë e njëanshme, por një punë me dy kahe dhe se për disa prej çështjeve, Shqipëria është ende në pritje që Komisioni të japë dritën jeshile.