Grevat e shumta në Itali në dhjetor, transporti publik dhe ajror do të preket
Muaji dhjetor në Itali pritet të jetë i mbushur me greva në sektorin e transportit, duke përfshirë transportin ajror, hekurudhor, shërbimin e taksive dhe transportin publik urban.

Muaji dhjetor pritet të shoqërohet me një sërë grevash në Itali, të cilat do të prekin transportin ajror, atë hekurudhor, shërbimin e taksive dhe transportin publik urban. Protestat e paralajmëruara nga disa sindikata do të zhvillohen në data të ndryshme gjatë muajit, duke krijuar vështirësi për udhëtarët dhe qytetarët që përdorin çdo ditë këto shërbime.
Greva e parë kombëtare është planifikuar më 4 dhjetor, ndërsa ndalesa të tjera do të vijojnë më 14, 15, 16, 17 dhe 18 dhjetor. Muaji nis me një grevë të përgjithshme kombëtare, të shpallur nga disa organizata sindikale. Transportin ajror do të preket nga mesnata deri në orën 23:59 të 4 dhjetorit, transportin hekurudhor nga ora 21:00 e datës 3 dhjetor deri në orën 21:00 të datës 4 dhjetor, dhe autostradat nga ora 22:00 e datës 3 dhjetor deri në orën 22:00 të datës 4 dhjetor.
Më 14 dhjetor, greva do të prekë veçanërisht aeroportet e Romës, Fiumicino dhe Ciampino, me grevë 24-orëshe nga punonjësit e kompanisë Aviation Services dhe grevë 8-orëshe nga punonjësit e ADR Security. Ndërkohë, protesta do të përfshijë edhe transportin publik lokal në disa zona të provincës së Krotones dhe në Rende.
Më 15 dhjetor, radha do të jetë e taksive, të cilat do të hyjnë në grevë nga ora 08:00 deri në 22:00. Po ashtu, punonjësit e kompanisë Enav në aeroportin Guglielmo Marconi të Bolonjës do të zhvillojnë një grevë 24-orëshe. Ndërprerje të transportit publik lokal do të ketë edhe në Casale Monferrato, në provincën e Alessandrias, nga ora 09:00 deri në 11:30.
Dita e 16 dhjetorit parashikohet të jetë një tjetër datë me ndërprerje të shumta në transport. Në sektorin ajror, punonjësit e kompanisë La Lucente, e cila merret me pastrimin në aeroportin e Bolonjës, do të protestojnë nga ora 11:00 deri në 15:00. Në transportin publik lokal do të ketë greva në Lecce, Napoli, Genova, dhe në sektorin hekurudhor do të protestojnë punonjësit e kompanisë Italo NTV.
Kalendari i grevave mbyllet me dy data të tjera: 17 dhjetor, grevë në sektorin e shërbimeve të kontraktuara për hekurudhat, dhe 18 dhjetor, me greva të tjera në sektorin e transportit.