Roma dhe PSG mbyllin me barazim 2-2, por verdhekuqve nuk u shërben rezultati
Roma ka arritur të frenojë marshin e Paris Saint Germainit duke mbyllur me barazimin 2-2, por ky rezultat nuk i shërben verdhekuqve që tani ndodhen në zonën e eliminimit.

Roma arriti të frenojë marshin e Paris Saint Germainit duke mbyllur me barazimin 2-2 në Parkun e Princave. Ky rezultat nuk i shërben verdhekuqve që tani ndodhen në zonën e eliminimit me 5 pikë. Roma e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 5 me Hermoson që konkretizoi një magji të Soule.
Paris Saint Germaini me kalimin e minutave e rriti nivelin e lojës dhe në minutën e 31 barazoi rezultatin me Zabarniy që shënoi me një gjuajtje me kokë i pashqetësuar nga mbrojtja verdhekuqe. Në pjesën e dytë, PSG përmbysi rezultatin duke shënuar me Dembele për të çuar shifrat në 2-1. Gjithsesi Roma u kundërpërgjigj duke barazuar shifrat në 2-2 me Malen, edhe ky me penallti.
Në ndeshjen tjetër, Sportingu i Lisbonës dhe Manchester United mbyllën me barazim 2-2. Skuadra portugeze e mbylli pjesën e parë me avantazhin 1-0 me Luis Suarez që shënoi me penallt, por në 45 minutat e dyta Djajtë e Kuq përmbysën gjithçka duke marrë avantazhiun 2-1 pas një dygolëshi të Bruno Fernandes. Gjithsesi luzitanët nuk e lanë me kaq dhe barazuan 2-2 sërish me Luis Suarez me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë.