Shpërthim në Lezhë, lëndë plasëse hedhet në verandë
Një shpërthim ka ndodhur në Lezhë, ku lëndë plasëse u hedh në verandën e një shtëpie, duke shkaktuar dëme materiale.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë, ku një sasi lënde plasëse dyshohet se është hedhur në verandën e një banese në lagjen “Lalm i Ri”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55 të datës 26 nëntor 2026, në banesën e shtetases me inicialet D. Gj. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët e dyshuar.