Aktualitet
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO për akuzat e korrupsionit
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, paraqitet në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar për akuzat e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Sipas informacioneve, sot pritet që GJKKO të japë vendimin ndaj tij.