Polemika pas ndeshjes PSG-Roma, sinjalizohen kore raciste dhe përshëndetje naziste
Ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germainit dhe Romës ka shpërthyer polemika pasi janë sinjalizuar kore raciste dhe përshëndetje naziste nga sektori i tifozëve italianë.

Shpërthejnë polemikat pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germainit dhe Romës e zhvilluar në Parkun e Princave dhe e mbyllur me barazimin 2-2. Sipas RMC, disa tifozë të abonuar në tribunën Boulogne u bënë shënjestra të koreve raciste që vinin nga sektori i tifozëve italianë, ndërkohë që të tjerë u panë të bënin përshëndetje naziste.
PSG bën të ditur se i ka marrë shumë seriozisht incidentet e sinjalizuara dhe po kryhen hetime për të sqaruar çfarë ndodhi. Sipas burimeve të RMC, klubi parizien ka informuar edhe delegatët e UEFA në lidhje me këtë çështje. Nëse këto akuza do të rezultojnë me baza, klubi parizien do të kërkojë sanksione ekzemplare kundër përgjegjësve.
Ky nuk është rasti i parë kur PSG ka përjetuar ngjarje të tilla. Në shtator të 2022, gjatë ndeshjes mes PSG dhe Juventusit, u verifikuan episode raciste dhe përshëndetje naziste në sektorin e tifozëve miq në Parkun e Princave, duke rezultuar në arrestimin dhe dënimin e dy tifozëve italianë. Në prill të 2024, edhe një tifoz i Barcelonës iu nënshtrua një procedimi gjyqësor për një përshëndetje naziste të kryer në Parkun e Princave.