PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, duke iu drejtuar mazhorancës se i ka keqinformuar ekspertët e Komisionit të Venecias.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar gjatë fjalës së tij në Kuvend shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ai iu drejtua mazhorancës se i ka keqinformuar ekspertët e Komisionit të Venecias lidhur me objektin e asistencës që u është kërkuar.
Sipas tij, pavarësisht dakordësisë së arritur më herët në komision, ekspertëve ndërkombëtarë u është kërkuar ndihmë vetëm për ligjin e financimit të partive politike, duke lënë jashtë rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-it. Bylykbashi ka theksuar se vendimi i Komisionit të Konsensusit ka qenë për të thirrur të gjithë ekspertët e Komisionit të Reformës, mbi të gjitha për ndarjen e shtetit nga partia, rekomandim prioritar i OSBE/ODIHR-it.
Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur duke i thënë se Komisioni i Reformës Zgjedhore e ka afatin deri më 30 nëntor dhe se pas kësaj date nuk ka më të drejtë të marrë peng agjendën e anëtarësimit në BE. Balla ka theksuar se ftesën e kanë dhe se është hera e fundit që ata e zgjasin mandatin, duke shtuar se i sigurt që do të rikthehen sërish në një tjetër komision zgjedhor, por ky komision duhet të jetë serioz.