Korreshi: Mazhoranca po përpiqet të legjitimojë përdorimin e forcës ndaj protestuesve
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar Kuvendin dhe mazhorancën për standarde të dyfishta në drejtimin e seancave parlamentare dhe ka paralajmëruar se projektligji për tubimet mund të rikthejë praktika të diktaturës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër Kuvendin dhe mazhorancën për standarde të dyfishta në drejtimin e seancave parlamentare. Ai ka ironizuar Kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi, duke e pyetur nëse dëgjonte nga veshi i majtë, pasi sipas tij, ai nuk kishte reaguar ndaj fjalorit fyes që pretendon se ka përdorur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij, Korreshi ka kundërshtuar edhe projektligjin për tubimet, duke paralajmëruar se ndryshimet e propozuara rrezikojnë liritë themelore të qytetarëve dhe mund të rikthejnë praktika të diktaturës. Ai ka akuzuar mazhorancën se po përpiqet të legjitimojë përdorimin e forcës ndaj protestuesve, duke përmendur shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës dhe armët e drejtuara ndaj tyre.
Korreshi ka theksuar se nuk mund të lejohet që me atë akt çnjerëzor të kthehet diktatura dhe të legalizohen shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës dhe pushkët që janë drejtuar ndaj protestuesve. Ai ka nënvizuar se akti normativ nuk mund të shkojë kundër lirive themelore të njeriut.