Josep Martinez nga Interi në rrugë të marrëveshjes me prokurorinë për aksidentin fatal
Futbollisti i Interit, Josep Martinez, po shkon drejt një marrëveshjeje me prokurorinë për aksidentin e shkaktuar në tetor të 2025, ku humbi jetën një i moshuar.

Futbollisti i Interit, Josep Martinez, po shkon drejt një pakti me prokurorinë për aksidentin e shkaktuar më 28 tetor të 2025, ku humbi jetën një 81 vjeçar, Paolo Saibene, i cili po lëvizte me karrocë elektrike. Prokuroria e Comos kërkoi që futbollisti të dërgohej për gjykim, por ai kërkoi një pakt me organin e akuzës për një dënim me një vit burg me kusht dhe pagesën e dëmshpërblimit.
Pakti ka gjetur konsensusin e Prokurorisë së drejtuar nga Massimo Astori. Sipas dy dëshmitarëve, i moshuari kishte hyrë në korsinë e makinës së futbollistit që nuk ia doli dot të evitojë goditjen e tij, duke shkaktuar një kolaps. Në asfalt nuk u gjetën gjurmë të frenimit.
Do të caktohet një seancë gjyqësore, në të cilën gjyqtari do të vendosë nëse do të miratojë marrëveshjen për caktimin e dënimit.