Komisionerja Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë për anëtarësimin në BE
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë për të arritur këtë qëllim.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, foli në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Tiranë dhe tha se Shqipëria ka bërë përparim shumë të mirë në rrugën dhe aspiratën e saj drejt Bashkimit Europian. Ajo u bëri thirrje partive politike dhe shoqërisë që të bashkohen dhe jo thjesht të debatojnë, në mënyrë që të përmbushen këto aspirata.
Komisionerja Kos theksoi se një avantazh që ka Shqipëria është fakti që shumica e qytetarëve e mbështesin anëtarësimin në BE. Ajo shtoi se gjatë vitit të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave në vetëm 13 muaj dhe duke mbyllur katër kapituj.
Komisionerja Kos tha se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe ka ngritur institucione për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke theksuar se kjo është baza për të fituar besimin e shteteve anëtare të BE. Ajo shtoi se 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, duke theksuar se udhërrëfyesi i botuar në fillim të muajit tregon rrugën përpara, por se sa më shumë i afrohemi anëtarësimit, aq më e rëndësishme bëhet të tregohet se institucionet funksionojnë dhe se ligjet zbatohen në praktikë.