Aktualitet

Abuzimi i 13-vjeçares nga Shkodra: 49-vjeçari pranon marrëdhënie, por thotë se nuk dinte për moshën

2 min leximPublikuar më

Burimi: VoxNews ·

Një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane u mashtrua në aplikacione online dhe u josh nga një 49-vjeçar, Elton Vrenozi, i cili pranoi se kreu marrëdhënie seksuale me të, por thotë se nuk dinte për moshën e saj.

Foto nga burimi: Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares nga Shkodra, 49-vjeçari pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur! (Emrat)

Një konflikt verbal me nënën e saj në Shkodër, ka çuar një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane të braktisë shtëpinë dhe shkollën, duke u larguar fillimisht në qytetin e Fierit dhe më pas në Tiranë. Sipas gazetarit Elton Qyno, e mitura u mashtrua në aplikacionet online nga 49-vjeçari, Elton Vrenozi, i cili pasi i ka premtuar një lidhje intime, ka joshur vajzën të largohet nga shtëpia duke udhëtuar në drejtim të Fierit.

Policia e Shkodrës u vënë në lëvizje nga kallëzimi i nënës së 13-vjeçares, e cila ka raportuar për zhdukjen e të bijës. Përmes gjurmimit të aparatit të telefonit, u bë e mundur lokalizimi dhe shoqërimi i saj në policinë e Tiranës, qytet në të cilin u gjend vajza. Por nga kërkimi i aparatit të telefonit të saj, u mësua përmes bisedave dhe disa fotografive se vajza e mitur ishte abuzuar seksualisht.

Gjatë marjes në pyetje, Elton Vrenozi nga Fieri mësohet se ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën me dëshirën e saj dhe pa asnjë detyrim. Sipas tij, vajza nuk i ka treguar që ka qenë e mitur dhe në këto kushte ai ska pasur dijeni për moshën. Aktualisht, ndaj Elton Vrenozit dhe Adrian Qerimit, rëndohen veprat penale të "Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të miturit" dhe "Trafikimit të të miturve". Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për 3 persona të tjerë që dyshohen se janë implikuar në abuzimin seksual të saj.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.