Shqipëria mund të mbyllë negociatat për anëtarësimin në BE brenda 2027-s
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe shpreh pritshmëri që një e katërta e kapitujve të negociatave të mbyllen brenda vitit.

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ajo ka cilësuar vitin 2026 si një periudhë me zhvillime të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kos theksoi se Shqipëria ka shënuar përpjekje të jashtëzakonshme dhe shprehu pritshmëri që një e katërta e të gjithë kapitujve të negociatave të mbyllen brenda këtij viti. Ajo vlerësoi gjithashtu reformën e ndërmarrë nga Shqipëria dhe theksoi rëndësinë e vijimit të tyre për avancimin e procesit të integrimit. Marta Kos shprehu se viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e dialogut, paqes, lirisë dhe begatisë për të ndjekur dhe çuar përpara rrugëtimin evropian të vendit.