Apeli i Autoritetit të Mediave Audiovizive për mbrojtjen e fëmijëve viktima
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve viktima në raportimin mediatik, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të çdo materiali që cenon privatësinë dhe dinjitetin e tyre.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, u drejtua sot një apel mediave për mbrojtjen e fëmijëve viktima. Ajo kërkon heqjen e menjëhershme të çdo materiali që mund të çojë në identifikimin e fëmijëve viktima të veprave penale. Krasniqi paralajmëron gjithashtu se do të monitorojë subjektet audiovizive dhe do të marrë masa administrative për çdo shkelje të konstatuar.
Një fëmijë viktimë dhe familjarët e tij kanë nevojë për privatësi dhe qetësi në një moment kaq të vështirë. Autoriteti i Mediave Audiovizive u kërkon televizioneve dhe radiove të heqin menjëherë çdo material që mundëson identifikimin e fëmijës viktimë, zbulon të dhëna të ndjeshme për të apo familjarët e tij, ose cenon privatësinë dhe dinjitetin e tyre.
Kërkesa përfshin edhe fragmentet e publikuara në faqet dhe llogaritë e televizioneve në rrjetet sociale. AMA kërkon që këto materiale të mos ritransmetohen, ripublikohen apo rishpërndahen. Redaksitë duhet ta vlerësojnë këtë rrezik përpara publikimit dhe të shmangin çdo gjuhë që fajëson apo stigmatizon fëmijën viktimë ose familjarët e tij.