Aktualitet
Gjendet e vdekur 43-vjeçarja në Maliq, dyshohet se shkaku i vdekjes ishte tensioni
Një 43-vjeçare është gjetur e vdekur në tualetin e shtëpisë së saj në fshatin Sovjan të Maliqit, dyshohet se shkaku i vdekjes ishte tensioni.

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 43-vjeçare është gjetur e vdekur në tualetin e shtëpisë së saj. Sipas informacioneve paraprake, viktima ka humbur ndjenjat në tualet dhe është gjetur e pajetë nga familjarët e saj. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se ajo vuante nga tensioni, dhe dyshohet se ky ka qenë shkaku i vdekjes së saj. Po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.