Aktualitet
Gjetur e pajetë 43-vjeçare në tualetin e shtëpisë në Maliq
Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në tualetin e shtëpisë së saj në fshatin Sovjan të Maliqit, ku dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga tensioni.

Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në tualetin e shtëpisë së saj në fshatin Sovjan të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, ku ajo ka humbur ndjenjat. Viktima është gjetur nga familjarët e saj, të cilët kanë deklaruar se ajo vuante nga tensioni. Dyshohet se ky ka qenë shkaku i vdekjes. Po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.