Rama në Konferencën e Investimeve: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes së BE-së
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku ka prezantuar potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësitë për investime në vend.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku ka prezantuar potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësitë për investime në vend. Rama theksoi progresin ekonomik, rritjen e mbështetjes nga Plani i Rritjes së BE-së dhe potencialin e Shqipërisë në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe teknologjisë digjitale.
Ai u bë thirrje investitorëve europianë të shohin përtej perceptimeve të vjetra për Ballkanin Perëndimor. Rama deklaroi se Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga plani i ri i rritjes, jo për mëshirë, por prej avancimit dhe rritjes. Buxheti për herë të parë shkon 10 miliardë euro, saç vite më parë ishte gjithë ekonomia jonë.
Rama theksoi se Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë që ka tatim zero për bizneset e vogla. Ai deklaroi se suksesin do ta matim me projekte që ndërtohen, biznese që rriten dhe vende pune që zgjasin. Energjia dhe infrastruktura digjitale janë themelet e konkurrueshmërisë. Sistemet e ndërlidhura vlejnë më shumë për të gjithë ne. Shkollat dhe universitetet tona duhet t’i përgjigjen asaj që i kërkohet. Rama kërkoi nga investitorët të investojnë edhe te njerëzit tanë. Thirrja e tij për investuesit është të shihet përtej perceptimeve të vjetëruara, Ballkani është e tashmja për Europën.