Viti 2027, mundësi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, vlerëson përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpreh mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2027, nëse qeveria vazhdon të zbatojë reforma.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian. Ajo theksoi se rajoni po hyn në një fazë të re të zgjerimit, me mundësi konkrete për avancimin drejt anëtarësimit në BE.
Në fjalën e saj, Kos u ndal veçanërisht te perspektiva e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ajo deklaroi se viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vendi vijon me zbatimin e reformave, veçanërisht në shtetin e së drejtës, drejtësi dhe mjedis. Kos theksoi se Mali i Zi është pranë përfundimit të negociatave dhe mund të nënshkruaj traktatin e anëtarësimit që verën e ardhshme.
Kos gjithashtu përmendi Maqedoninë dhe Serbinë, duke thënë se Maqedonia po ashtu ka ecur para, ndërsa në Serbi, Lista e Studentëve fitoi zgjedhjet me thirrjet e saj për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit.