Dy këmbësorë përplasen nga një makinë në Roskovec
Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Strum të Roskovecit, ku një makinë ka përplasur dy këmbësorë. Të dy të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë, një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare. Të dy të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Fatjon Begaj, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.
Rreth orës 17:30, në fshatin Strum, Roskovec, një automjet me drejtues shtetasin F. B., 39 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasin H. R., 67 vjeç, dhe shtetasen B. R., 62 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy këmbësorët, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.