Shqipëria U21 në Grupin B të Europianit U21 me Spanjën, Italinë dhe Finlandën
Shqipëria U21 do të përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën në Grupin B të Kampionatit Europian U21 2027.

Shorti për fazën finale të Kampionatit Europian U21 2027 u hodh në Beograd dhe Shqipëria U21 u vendos në Grupin B. Kuqezinjtë do të përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën në këtë grup, duke iu paraqitur një sfidë e vështirë për të bëre paraqitje sa më të mira në turneun që do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi.
Në Grupin A bëjnë pjesë Serbia, Anglia, Franca dhe Polonia, ndërsa Grupi C përbëhet nga Portugalia, Kroacia, Greqia dhe Çekia. Në Grupin D janë Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe Belgjika. Europiani U21 do të luhet me 16 përfaqësuese të ndara në katër grupe, ku dy skuadrat e para të çdo grupi do të kualifikohen në fazën çerekfinale.
Ndeshjet në Shqipëri do të zhvillohen në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër, duke i dhënë mundësinë kuqezinjve të luajnë përpara tifozëve të tyre në këtë kompeticion madhor.