Përleshjet në ndeshjen e Europa League mes Besiktas dhe Hapoel Beer Sheva
Tensionet shpërthyen në ndeshjen e Europa League mes Besiktas dhe Hapoel Beer Sheva, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për më shumë se 30 minuta.

Ndeshja e Europa League mes Besiktas dhe Hapoel Beer Sheva, e zhvilluar në fushë neutrale në Gjeorgji, u ndërpre për shkak të përleshjeve që nisën mes tifozëve të skuadrës turke dhe asaj Izraelite. Përleshjet filluan pasi një tifoz i Besiktasit shpalosi flamurin palestinez në drejtim të tifozerisë izraelite, duke shkaktuar një përplasje mes tifozëve turq dhe forcave të rendit. Një tifoz i Besiktasit u transportua jashtë stadiumit me barrelë. Ndeshja u ndërpre për më shumë se 30 minuta, duke pritur ndërhyrjen e policisë për të rivendosur rendin.