Deputeti Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë, bisedojnë për apelimin e aktgjykimit dënues
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, vizitoi ish-kryetarin e partisë dhe të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, në Hagë, ku biseduan për përgatitjen e strategjisë për apelimin e aktgjykimit dënues.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Hagë, ku vizituar ish-kryetarin e partisë dhe të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ismaili shprehet se me Veselin kanë biseduar për përgatitjen e strategjisë për apelimin e aktgjykimit dënues.
Ismaili shprehet se takimet me Kadri Veselin i japin gjithmonë kurajo dhe e gjeti të fortë si gjithmonë, me zemrën plot. Ata biseduan për përgatitjet për apel dhe për hapat që kemi përpara, duke theksuar se e gjithë vëmendja e tyre është te apeli. Në këtë betejë, është në peshore edhe e vërteta e Kosovës dhe e luftës sonë çlirimtare.
Përballë padrejtësisë që u është bërë heronjve të luftës sonë me dënimin e tyre, angazhimi ynë si shoqëri duhet të jetë edhe më i madh. Beteja për të vërtetën e Kosovës vazhdon, dhe uniteti dhe angazhimi ynë kanë peshë. Është përgjegjësia jonë historike ta mbrojmë të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.