Spiropali akuzon se është monitoruar dhe deputetët kanë frikë të dalin nga shtëpia
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, akuzon se është monitoruar dhe se disa deputetë kanë frikë të dalin nga shtëpia. Ajo thotë se ky është një veprim i institucioneve përkatëse dhe se është një lloj "play-book" i vjetër.

Deputetja e përzheitur nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, bëri një deklaratë të fortë në emisionin "Opinion", duke u shprehur se ajo është monitoruar edhe në kafetë që dilte. Sipas saj, ky veprim është kryer nga institucionet përkatëse. Spiropali tha se kolegët e saj kanë frikë të dalin nga shtëpia, pasi survejohen në mënyrë të rregullt në çdo lëvizje që ato bëjnë.
Spiropali ka shprehur edhe "shqetësimin" e saj për të ardhmen e kryeministrit Rama. Sipas ish-kryetares së Kuvendit, me qeverisjen e tij, Rama po rrezikon emrin dhe veprat e tij, duke theksuar se kjo është e papranueshme. Gjithashtu, deputetja thotë se nuk është "tabu" ikja, duke referuar këtu edhe një largimi të Ramës, por merr shembull edhe qëndrimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Spiropali thotë se dorëheqja është zgjidhje politike, por nuk është ajo që i përcakton këto. Ajo ka bërë thirrje për zgjidhjet politike, duke theksuar se autokracia po përforcohet, ndërsa demokracia po konsumohet. Sipas saj, Shqipëria duhet të shkojë në modelin e demokracive perëndimore dhe se vetmja zgjidhje dhe zgjedhje e Shqipërisë është integrimi në BE.