Lëvizja "Shqipëria Bëhet" Dorëzon Firma për Referendum Kundër "Paketës së Maleve" dhe "Investimeve Strategjike"
Lëvizja "Shqipëria Bëhet" do të dorëzojë mbi 107 mijë firma në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zhvillimin e një referendumi kundër "Paketës së Maleve" dhe "Investimeve Strategjike".

Lëvizja "Shqipëria Bëhet" do të depozitojë sot, në orën 10:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi 107 mijë firma në mbështetje të nismës për zhvillimin e një referendumi për shfuqizimin e ligjit "Paketa e Maleve" dhe atij për "Investimet Strategjike". Dorëzimi i firmave do të shoqërohet me një deklaratë për mediat nga kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, dhe grupi nismëtar. Nisma synon t'u drejtohet qytetarëve përmes referendumit për të vendosur mbi shfuqizimin e dy ligjeve.