Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria mund të jetë shumë pranë përfundimit të negociatave të anëtarësimit në fund të vitit 2027, duke theksuar se traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në vitin 2028 dhe Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria mund të jetë shumë pranë përfundimit të negociatave të anëtarësimit në fund të vitit 2027, nëse jep rezultate në reforma dhe merr dritën jeshile nga vendet anëtare. Sipas saj, traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në vitin 2028, ndërsa Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.
Marta Kos theksoi se zgjerimi i Bashkimit Europian po ndodh dhe ky vit do të jetë viti më i suksesshëm i zgjerimit në 25 vit. Ajo vuri në dukje se Shqipëria ka kontribuar në këtë sukses dhe se negociatat e anëtarësimit mund të përfundojnë nëse Shqipëria do të ketë rezultate në reforma dhe nëse shtetet anëtare do të japin dritën e gjelbër për Shqipërinë.