Depozita 5-tonëshe bie nga pallati 8-katësh në Fier, kalimtarët shpëtojnë për fat
Një depozitë uji 5-tonëshe ra nga tarraca e një pallati 8-katësh në Fier, por fatmirësisht nuk pati pasoja për kalimtarët.

Një tragjedi mund të kishte ndodhur në Fier, por fatmirësisht u mbyll pa pasoja. Një depozitë uji 5-tonëshe ra nga tarraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” në Fier, për shkak të erës së fortë, ngjarje e ndodhur gjatë mbrëmjes së enjtes. Depozita ra në një shesh pushim me lulishte e shatërvan, ku ecin kalimtarë, por në momentin e incidentit, fati deshi që në afërsi të mos kishte persona. Një depozitë e ngjashme ndodhet ende në lartësinë e pallatit, dhe po bëhet një monitorim nëse ajo është e sigurt dhe nuk rrezikon të bjerë. Policia bashkiake me ndërmarrjen e gjelbërimit dhe të parqeve po punojnë për largimin nga trotuari të depozitës së rrëzuar.