Saimir Tahiri publikon përgjime nga dosja e tij dhe ironizon komentet e grupit "Habilaj"
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një pjesë nga përgjimet ambientale të kryera ndaj anëtarëve të grupit "Habilaj", duke ironizuar komentet e tyre që e quanin kryeministër.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një pjesë nga përgjimet ambientale të kryera ndaj Meridian Sulajt, Avdul Sulajt dhe Klardi Sulajt, pjesë e grupit "Habilaj". Në këtë përgjim, ata dëgjohen duke folur për "Audit" që Saimir Tahiri i ka shitur Artan Habilajt. Por në këtë përgjim, ata dëgjohen duke thënë se Tahiri është kryeministër, fakt me të cilin ish-ministri bën ironi.
Saimir Tahiri shkruan se "Sa mirë mund ta njohësh partnerin... në krim? Mua, për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…". Ai publikon një pjesë nga përgjimet, ku Meridian Sulaj thotë se "Presidenti e ka 01, 02 e ka kryeministri, 03 është Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri ynë". Avdul Sulaj përgjigjet se "ata kanë tagra të veçanta", ndërsa Meridian Sulaj shton se "Ëëë, targa të veçanta… 03 e ka Artani, që ia dha ai…".
Saimir Tahiri ka paralajmëruar se prej disa kohësh është duke punuar për një dokumentar, ku do të sjellë të gjithë historinë e tij, nga politika te burgosja.