GJKKO pushon çështjen penale kundër Taulant Ballës
Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i akuzuar nga Albana Vokshi për shpifje dhe fyerje.

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për pushimin e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i akuzuar nga Albana Vokshi për veprat penale të shpifjes dhe fyerjes. Vendimi u mor këtë të premte, më 27 nëntor, nga gjyqtari Erjon Bani. Kërkesa për gjykimin e Ballës ishte depozituar nga Vokshi një muaj më parë, më 27 tetor 2026. Çështja penale ishte regjistruar me numër 142 dhe akuzat ndaj Ballës mbështeteshin në nenet 120/2 dhe 119/2 të Kodit Penal. Në përfundim të gjykimit, GJKKO vendosi pushimin e çështjes, bazuar në nenin 59, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale. Shpenzimet gjyqësore do t'ia ngarkohen viktimës akuzuese, Albana Vokshi.