Xhensila Myrtezaj reagon ndaj akuzave për evazion fiskal
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar ndaj akuzave nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal, duke mohuar çdo pjesëmarrje në aktivitet të paligjshëm dhe duke deklaruar se të ardhurat e saj janë të deklaruara dhe të faturuara.

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar pasi ndaj saj kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal për një shumë prej 6 milionë lekësh të reja. Ajo mohon kategorikisht se ka fshehur të ardhura dhe thotë se çdo e ardhur nga veprimtaria artistike e saj është e deklaruar dhe e faturuar.
Xhensila Myrtezaj deklaron se do të mbrojë dinjitetin e saj me vendosmëri dhe do të veprojë në rrugë ligjore kundër atyre që shpikin ose përhapin të pavërteta për të. Ajo thekson se e drejta për mbrojtjen e dinjitetit, emrit dhe imazhit të saj garantohet nga kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga ligji.
Këngëtarja ka theksuar se figura publike e saj është ndërtuar me pune, sakrifica dhe korrektese ndaj publikut, shtetit dhe ligjit, dhe se nuk do të lejojë që figura e saj të njolloset nga tituj mediatikë të paverifikuar dhe të pavërtetë. Ajo ka deklaruar se do të paraqesë provat zyrtare për të ardhurat e saj dhe do të kundershtojë çdo akuze dhe pretendim të ngritur ndaj saj.