Këngëtarja Xhensila Myrtezaj reagon ndaj akuzave për pastrim parash
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar ndaj akuzave për pastrim parash dhe mohoi çdo lloj fshehjeje apo mosdeklarimi të të ardhurave, duke theksuar se ato janë të ligjshme dhe të faturuara në sistemin tatimor shqiptar.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj këngëtares Xhensila Myrtezaj për dyshime mbi veprën penale të pastrimit të parave, në një vlerë prej afro 6 milionë lekësh të reja. Myrtezaj ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë, ku mohon fshehjen apo mosdeklarimin e të ardhurave, duke theksuar se ato burojnë nga aktiviteti i saj artistik dhe janë të ligjshme e të faturuara në sistemin tatimor shqiptar.
Myrtezaj thekson se nuk mund të pranojë dhe nuk mund të tolerojë që mbi emrin e saj të ndërtohen tituj dhe shkrime për klikime. Ajo deklaron se do të mbrojë dinjitetin e saj me të njëjtën vendosmëri me të cilën do të mbrojë qëndrimin e saj. Myrtezaj deklaron se të ardhurat e saj janë të ligjshme dhe vijnë nga veprimtaria artistike që ushtroj prej shumë vitesh, dhe se ato janë faturuar përmes subjektit tatimor dhe janë lehtësisht të gjurmueshme në sistemin bankar.
Këngëtarja shprehet se do të provojë vërtetësinë e të ardhurave të saj dhe do të kundërshtojë çdo akuzë dhe pretendim të ngritur ndaj saj. Ajo thekson se figura e saj publike është ndërtuar për më shumë se një dekadë me punë, sakrifica dhe korrektesë ndaj publikut, shtetit dhe ligjit, dhe se nuk do të lejojë kurrë që figura e saj të njolloset nga tituj mediatikë të paverifikuar dhe të pavërtetë.