Tifozët francezë sulmojnë mbështetësit e Levski Sofjes në Marsejë
Para ndeshjes midis Marseille dhe Levski Sofjes në Europa League, tifozët vendas kanë sulmuar mbështetësit e skuadrës bullgare, duke shkaktuar dhunë dhe tensione.

Në Marsejë, Francë, tifozët vendas kanë përplasur fizikisht me mbështetësit e skuadrës bullgare Levski Sofia, para përballjes mes dy ekipeve në Europa League. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit "Velodrome", ku situata ka degraduar në konfrontime fizike, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, bie në sy edhe një moment kur tifozët bullgarë përpiqen të mbrojnë një grua nga sulmi, por ajo përfundon mes goditjeve të agresorëve. Pas incidentit, drejtori ekzekutiv i Levski Sofjes, Daniel Borimirov, ka kërkuar që UEFA të marrë masa dhe të mos lejojë zhvillimin e ndeshjeve të tjera në stadiumin "Velodrome", nëse nuk garantohen kushtet e sigurisë.
Sipas tij, futbolli duhet të jetë një burim argëtimi dhe kënaqësie, e jo një arenë dhune. Ndërkohë, UEFA ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa Marseille mund të përballet me sanksione të rënda disiplinore.