Inter humbet Bastonin për të paktën 3 javë, por rikuperon Zielinskin
Futbollisti i Interit, Alessandro Bastoni, do të jetë jashtë fushave për të paktën 3 javë për shkak të një dëmtimi muskular, ndërsa Piotr Zielinski është në dispozicion për ndeshjen kundër Genoas.

Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Interit, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Institutin Humanitas në Rozzano dhe u konstatua një shqetësim në muskulin kuadriceps të kofshës së majtë. Ky dëmtim do ta mbajë atë jashtë fushave për të paktën 3 javë, duke e bërë të mundur që ai të rikthehet në fushën e lojës për ndeshjen kundër Lecce më 18 dhjetor.
Në anën tjetër, lajme pozitive vijnë nga stërvitja e sotme për Piotr Zielinskin, mesfushorin polak i cili është stërvitur me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Genoas. Inflamacioni në këmbë që e kishte penguar më parë, duket se po e lë të qetë mesfushorin zikaltër.
Përveç kësaj, sulmuesi Bonny pritet të rikthehet pas ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Genoas, që do të luhet të martën e ardhshme, ndërsa për Hakan Calhanoglun objektivi është Superkupa kundër Lazios, megjithëse rikthimi i tij në këtë ndeshje nuk është i sigurt.