Durrësi Feston Pavarësinë dhe Pavarësinë e Mbretërisë Shqiptare
Durrësi është veshur kuqezi për festat e 28 dhe 29 Nëntorit, me atmosferë festive dhe rritje të rezervimeve në hotele.

Durrësi është veshur kuqezi për festat e 28 dhe 29 Nëntorit. Atmosfera festive, vizitorët e shumtë dhe aktivitetet kulturore kanë gjallëruar qytetin bregdetar, ndërsa hotelet raportojnë rritje të rezervimeve. Disa prej tyre kanë plotësuar tashmë kapacitetet akomoduese.
Strukturat hoteliere kanë përgatitur mbrëmje festive, me muzikë dhe gatime tradicionale shqiptare. Përgjegjësja e Turizmit në Bashki, Floreta Kërtusha, ka deklaruar se prenotimet janë mbyllur dhe 80% janë nga Kosova, po ka dhe turistë nga vendet e tjera. Është një fundjavë e gjatë që na pret dhe kanë zgjedhur Durrësin të provojnë traditën dhe shijen durrsake.
Përveç mbrëmjeve festive dhe aktiviteteve, Durrësi fton vizitorët të zbulojnë edhe historinë e tij mijëravjeçare. Me rastin e festave kombëtare, muzetë dhe sitet arkeologjike janë të hapura pa pagesë, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve mundësinë të njihen nga afër me trashëgiminë historike të qytetit. Vizitorët janë të kënaqur nga historia, njerëzit dhe gatimet shqiptare që kanë zbuluar këto ditë në Durrës. Me flamujt kuq e zi në rrugë dhe shesh, Durrësi i përjeton këto ditë mes krenarisë kombëtare, traditës dhe mikpritjes.