Kronikë
Përplasje në lagjen “11 Janari” të Fierit, policia heton
Një konflikt mes disa personave u zhvillua në lagjen “11 Janari” të Fierit, ku policia u përzi me tre persona për sqarimin e rrethanave.

Një konflikt mes disa personave është regjistruar në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit. Pas përplasjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe patrullat po shoqërojnë tre persona në ambientet e komisariatit për sqarimin e rrethanave të konfliktit. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, ndërsa pritet që policia të japë më shumë informacion lidhur me ngjarjen.