Partizani mposht Dinamon me rezultat 4-1 në një ndeshje me 4 penallti
Partizani fitoi ndeshjen kundër Dinamos me rezultatin 4-1, në një sfidë që u zhvillua në Elbasan Arena, ku u akorduan 4 penallti në favor të Partizanit.

Partizani është fituesi i derbit me Dinamon në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena. Skuadra e Të Kuqve iu imponua skuadrës së Ilir Dajës me rezultatin 4-1 në një ndeshje që do të kujtohet për faktin se në favor të Partizanit u dhanë 4 penallti, nga të cilat u realizuan 2.
Ndeshja u zhvillua në kushte shumë të vështira për Dinamon, pasi Bruno Dita u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, që u shndërrua në të kuq duke e lënë Dinamon me 10 lojtarë. Në minutat shtesë, arbitri kryesor akordoi penallti për Partizanin, por anësori akordoi pozicion jashtë loje. Pas verifikimit në sistemin VAR, u konfirmua penalltia. Te pika e bardhë shkoi Aliu, por Teqja e priti gjuajtjen e tij.
Në pjesën e dytë Partizani fitoi një tjetër 11 metërsh që u konfirmua nga arbitri i sfidës pavarësisht protestave të futbollistëve të Dinamos. Këtë radhë ishte Human që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, por Teqja e ndali edhe tentativën e tij. Por portieri i Dinamos nuk mundi të bënte asgjë në aksionin pasardhës kur Aliu shënoi një supergol me një gjuajtje nga distanca shënoi golin që e çoi në 2-0 rezultatin për Partizanin.
Në minutën e 68 u akordua një tjetër penallti për Të Kuqtë, e treta në këtë ndeshje. Tani ishte Fadairo që shkoi te pika e bardhë, por ai nuk gaboi dhe shifrat shkuan në 3-0. Në minutën e 83 Dinamo shkurtoi diferencën në 3-1 me Nanin, por shumë shpejt Partizani fitoi edhe penalltinë e katërt pas një faulli të Teqajt ndaj Skukës. Ky i fundit mori përsipër ekzekutimin e 11 metërshit dhe nuk gaboi por e dërgoi topin në rrjetë duke vulosur fitoren 4-1 të Partizanit.