Prizreni Përurojnë Shtatorja e Nënë Terezës më 28 Nëntor
Në Prizren, më 28 Nëntor, do të përurohet shtatorja e Nënë Terezës pranë Katedrales historike, si dhe do të inaugurohet sheshi me emrin e saj.

Shtatorja e Nënë Terezës do të përurohet të shtunën, më 28 nëntor, në orën 11:00, pranë Katedrales historike të Prizrenit. Në të njëjtën ceremoni do të inaugurohet edhe sheshi që do të mbajë emrin e humanistes shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga Don Shan Zefi, vikar i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, i cili ka konfirmuar se janë përfunduar të gjitha përgatitjet për ceremoninë inauguruese. Përmes një njoftimi, Don Zefi ka ftuar qytetarët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ngjarje. Përurimi i shtatores bëhet në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të 28 Nëntorit.