Protestuesit shpalosin banderolën gjigante në sheshin e Tiranës
Gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë, protestuesit kanë shpalosur një banderolë gjigante me një mesazh patriotik në sheshin e Tiranës.

Protestuesit kanë shpalosur një banderolë gjigante në sheshin e Tiranës gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë, e zhvilluar më 28 Nëntor. Banderola përmban një mesazh patriotik: "Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne!". Në banderolë shkruhet edhe "Rama n'burg, Berisha n'burg", një thirrje që është përsëritur çdo ditë nga qytetarët në rreth gjashtë muaj protestë. Qytetarë nga Tirana, qytete të ndryshme të vendit, si dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, janë mbledhur në shesh për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj qeverisë.