Aktualitet
Tensione në Protestën para Kryeministrisë
Protesta e opozitës në Tiranë ka filluar me tensione, me hedhje gurësh dhe bomba molotov nga protestuesit dhe përgjigje me ujë me presion dhe gaz lotsjellës nga policia.

Protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me tensione, pasi qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë hedhur kapsollat e para. Tensionet u zhvendosën para Kryeministrisë, ku protestuesit marshuan dhe u stacionuan. Në këto momente, ata kanë nisur të hedhin gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.