Reagim i Ballës pas dhunës në protestën e 28 Nëntorit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për episodet e dhunës gjatë protestës së 28 Nëntorit, duke cilësuar si tentativë për vrasje rastin e efektivit të policisë që mori flakë nga bombat molotov.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish për episodet e dhunës gjatë protestës së 28 Nëntorit. Ai e ka cilësuar si tentativë për vrasje rastin e efektivit të policisë që mori flakë nga bombat molotov. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën se si drejtësia do të trajtojë aktet e dhunës gjatë protestës. “Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në Gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë?”, shkruan Balla.