Monumenti "NEWBORN" merr pamje të re për 28 Nëntorin
Monumenti "NEWBORN" në Prishtinë ka marrë një pamje të re me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, me ngjyrosje të shkronjave dhe vendosje të logotipit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Monumenti simbolik "NEWBORN" në Prishtinë ka marrë një pamje të re me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Shkronjat "NEW" janë ngjyrosur me të kuqe, ndërsa "BORN" me të zeza. Në monument është vendosur edhe logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërhyrja e përkohshme është realizuar nga iniciativa "Liria ka Emër", në nderim të atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës dhe për të rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe kolektive. Në njoftimin e organizatorëve thuhet se ky intervenim synon të shprehë edhe lidhjen e gjeneratës së pasluftës me historinë dhe UÇK-në. "Një nëntor i ftohtë pa krerët e UÇK-së që ende po mbahen në Hagë. Beteja vazhdon!", thuhet në njoftim.