Meloni paralajmëron Zelenskyn: Mbajeni luftën Rusi-Ukrainë larg Mesdheut
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar Ukrainën që të mos lejojë që konflikti i saj me Rusinë të përhapet në Mesdhe, pasi Kievi sulmoi dy anije ruse në Libi.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar Ukrainën që të mos lejojë që konflikti i saj me Rusinë të përhapet në Mesdhe, pasi Kievi sulmoi dy anije ruse në Libi. Ushtria ukrainase bëri të ditur se sulmi i javës së kaluar dëmtoi një anije mallrash dhe fundosi "Merkury"-n, një nga anijet luftarake më të reja të Rusisë, vlera e së cilës raportohet të jetë 150 milion paund.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e cilësoi operacionin si "shembullor", duke bërë të qartë se sulmi kishte për objektiv ushtrinë e Moskës dhe jo vetë Libinë. Megjithatë, në një bisedë telefonike me Zelenskyn të premten, Giorgia Meloni shprehu shqetësimin e Romës lidhur me këto sulme, duke i thënë liderit ukrainas se forcat e Kievit kishin "shkelur sovranitetin e Libisë" dhe se operacioni "rrezikon ta zgjerojë konfliktin në Mesdhe".
Në njoftimin mbi bisedën thuhet se Meloni rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën, por theksoi se ky përkrahje "nuk mund të përkthehet në pranimin e nismave që vënë në rrezik sigurinë e Italisë dhe të rajonit". Në një postim në X, vonë të premten, Zelensky tha se të dy "diskutuan çështjet me të cilat po merremi aktualisht", duke shtuar se "është e rëndësishme që ta kuptojmë njëri-tjetrin".