Nedim Bajrami shënon gol të dytë në Arabinë Saudite
Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shënuar gol të dytë në kampionatin arab me skuadrën e Al Taaëon.

Nedim Bajrami duket se ka rilindur pas transferimit të tij në Arabinë Saudite. Ai ka qenë sërish protagonist për skuadrën e Al Taaëon në ndeshjen me Al Ahli e vlefshme për javën e 13 të Saudi Pro League. Në këtë ndeshje, Nedim Bajrami arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 39, duke përfituar nga një përplasje e topit nga mbrojtësi i skuadrës kundërshtare për ta dërguar me kokë në rrjetë. Ky gol ishte i dytë i shënuar nga Nedim Bajrami në kampionatin arab në 10 ndeshje të luajtura me skuadrën e Al Taaëon, por nuk i shërbeu Al Taaëon për të fituar ndeshjen, pasi ajo u fitua 3-1 nga Al Ahli.