Thaçi uron shqiptarët për 28 Nëntorin
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur urimet për shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët. Ai e cilëson 28 Nëntorin si ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, duke kujtuar figurat që kanë kontribuar në rrugëtimin e shqiptarëve drejt lirisë dhe pavarësisë.
Në mesazhin e tij, Thaçi shpreh gjithashtu besimin se festat e ardhshme të nëntorit do t’i kremtojë së bashku me shqiptarët. "I uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht", shprehet ai. Mesazhi i tij është shoqëruar me një fotografi nga një takim i mëhershëm me kryeministrin Edi Rama.