Aktualitet
Protestuesi kap në befasi policin, e qëllon me shkelm
Një protestues ka kapur në befasi një oficer të policisë dhe e ka qëlluar me shkelm gjatë një proteste në Kullat Binjake në Tiranë.

Në momentin kur protestuesit sulmuan bizneset te Kullat Binjake në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pati edhe qytetarë që u fshehën ku mundën për t’i shpëtuar ndonjë incidenti. Një prej tyre u struk pas një shtylle të Kullave, ndërsa pranë kishte edhe një efektiv. Por ndërsa polici dhe qytetari e kishin vështrimin drejt protestuesve nga ana e djathtë e tyre, një tjetër erdhi nga ana e kundërt dhe shkelmoi policin në këmbë.