Aktualitet
Deputeti Korreshi shfaqet i qeshur në tubim, ‘selfie’ me një protestues të maskuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka marrë pjesë në protestën e dhunshme në Tiranë dhe ka shkrepur një selfie me një protestues të maskuar.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në protestën e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë. Korreshi ka shkrepur një selfie me një prej protestuesve të maskuar, ku shfaqet i qeshur dhe plotë gëzim. Me Korreshin, protestuesit janë treguar ‘të mëshirshëm’, pasi nuk e kanë përzënë nga tubimi ashtu si bënë 2 ditë më parë me një grup të deputetëve demokratë.